Pompeo nënshkruan deklaratën e përbashkët mbi teknologjinë 5G me Slloveninë

Pompeo nënshkruan deklaratën e përbashkët mbi teknologjinë 5G me Slloveninë

16:47, 13/08/2020
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua në Slloveni me udhëheqësit e këtij vendi.

Takimet përfshinë mes të tjerash nënshkrimin e një deklaratë të përbashkët lidhur me teknologjinë 5G.

Gjatë vitit të kaluar vendet evropiane përfshirë Poloninë, Estoninë dhe Republikën Çeke kanë nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, me zotimin që furnizuesit e teknologjisë 5G nuk do t'i nënshtrohen kontrollit nga një qeveri e huaj pa një proces të pavarur gjyqësor, duke përjashtuar qartësisht firmat kineze, raporton VOA.

Departamenti i Shtetit tha se disa nga temat kryesore të bisedimeve sot (e enjte) janë përveç çështjes së energjisë bërthamore edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor.

Zoti Pompeo vizitoi Republikën Çeke të mërkurën dhe tha se fuqia ekonomike e Kinës është në një farë mënyre një kërcënim më i madh global sesa ai që paraqiste Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Ai tha se "Partia Komuniste Kineze është futur tashmë në ekonomitë, politikën dhe shoqëritë tona në një mënyrë që Bashkimi Sovjetik nuk ka qenë kurrë". Komentet e zotit Pompeo vijnë pasi muajin e kaluar ambasadori kinez në Londër akuzoi Shtetet e Bashkuara për nxitje të konfliktit me Pekinin në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco