Zoran Zaevi merr mandatin për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut

Zoran Zaevi merr mandatin për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut

12:30, 13/08/2020

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re. Tashmë, kreu i LSDM, brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetësh për formimin e qeverisë së re. Kjo, pasi që koalicioni i udhëhequr nga ai doli fitues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Dje u bë e ditur se “Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, më 13 gusht në orën 12:00, do t’i dorëzonte mandatin kryetarit të LSDM-së dhe deputetit Zoran Zaev për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zoran Zaev, në emër të koalicionit ‘Mundemi’, i cili ka fituar numër më të madh të mandateve në Kuvend, e ka informuar presidentin Pendarovski për bisedimet me më shumë parti për sigurimin e shumicës së nevojshme në Kuvend për zgjedhje të Qeverisë”, theksohet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i presidentit Pendarovski.

Ky veprim i kreut të shtetit vjen pikërisht në ditën kur skadon afati 10 ditësh për ndarjen e mandatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco