Shkollat, Maqedonia e Veriut vendos sot: mësim në klasa apo online

Shkollat, Maqedonia e Veriut vendos sot: mësim në klasa apo online

07:46, 10/08/2020

Shkup - Ministria e arsimit dhe Komisioni për sëmundje infektive sot pritet të vendosin se si në kushte pandemie do të organizohet viti i ri shkollor 2020/2021 në Maqedoninë e Veriut.

Këto dy institucione do të vendosin se si dhe në çfarë kushte do të ketë mësim. Epidemiologët paraprakisht janë të mendimit që fëmijët në shtator të kthehen në bankat shkollore, por të ketë protokolle të veçanta dhe të saktësuara të kontrolleve dhe përkujdesjes, përcjell INA.

Epidemiologët rekomandojnë që atje ku ka klasa me më pak fëmijë, të ketë mësim të rregullt, ndërsa në klasat me më shumë fëmijë të ketë mësim me orë të shkurtuara, ose mësim i kombinuar. Mësimi i kombinuar planifikohet të jetë në dy grupe, ashtu që njëri grup mëson në klasa dhe më pas online, dhe kështu anasjelltas.

Megjithatë, përkundër këtyre rekomandimeve, fjalën e fundit do ta ketë Ministria e Arsimit, ku sot pritet vendimi i saj.

EpidemiologĂ«t theksojnĂ« se fĂ«mijĂ«t deri nĂ« moshĂ«n 10 vjeçare vĂ«shtirĂ« mund tĂ« sĂ«murĂ«n nga koronavirusi, por ata mund tĂ« jenĂ« pĂ«rcjellĂ«s tĂ« virusit, andaj tĂ« gjithĂ« fĂ«mijĂ«t duhet tĂ« posedojnĂ« maska nĂ« shkollĂ« dhe t’i nĂ«nshtrohen rregullave pĂ«r dezinfektimin e duarve, njofton INA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco