Konfirmohen 4 viktima dhe 200 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Konfirmohen 4 viktima dhe 200 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

18:35, 08/08/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka raportuar 4 pacientë të vdekur dhe 200 të infektuar me koronavirus.

Sipas ministrisë, rastet e reja të të infektuarve u konfirmuan pas testimit të 1828 mostrave.

Me shifrat e fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 523.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 11754 persona.

Prej tyre, 7,622 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,609.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco