Maqedonia e Veriut/ 113 raste të reja, 259 të shëruar dhe gjashtë persona të vdekur nga COVID-19

Maqedonia e Veriut/ 113 raste të reja, 259 të shëruar dhe gjashtë persona të vdekur nga COVID-19

15:33, 06/08/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1543 testime për coronavirus, ndërsa 113 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-35, Kumanovë-12, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-11, Veles-2, Manastir-7, Ohër-6 dhe vende tjera me më pak raste.

Kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë, prej tyre tre nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Struga dhe një nga Ohri. Pesë të moshës mbi 50 vjeç dhe një i moshës 22 vjeç .

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 259 pacientë të shëruar. Më shumë nga Shkupi, 103 persona.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 11399, prej të cilëve 7480 janë shëruar, ndërsa 517 kanë ndërruar jetë. Raste aktive për momentin janë 3402.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco