Konstituohet Kuvendi i Serbisë, betohen 3 deputetët shqiptarë

Konstituohet Kuvendi i Serbisë, betohen 3 deputetët shqiptarë

17:15, 03/08/2020
A+ Aa A-

Në Serbi është bërë konstituimi i përbërjes së re të kuvendit.

Derisa seanca po mbahej, dhjetëra njerëz protestuan para ndërtesës së kuvendit, duke brohoritur se kjo legjislaturë nuk ka legjitimitet, raporton Rel.

Me betimin e deputetëve, fillon afati prej 90 ditësh për formimin e Qeverisë së re.

Në zgjedhjet parlamentare në Serbi, lista e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka fituar më së shumti vende - 188 nga gjithsej 250.

Lista e Partisë Socialiste të Serbisë - Serbia e Bashkuar ka 32 deputetë, dhe Lidhja Patriotike Serbe (SPAS) 11 vende.

Katër parti të pakicave kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës ka fitur nëntë deputetë, Lista e Muamer Zukorliq do të ketë katër deputetë, ndërsa SDA e Sanxhakut dhe Alternativa Demokratike Shqiptare - Lugina e Bashkuar kanë nga tre vende secila.

Zgjedhjet e përgjithshme janë mbajtur më 21 qershor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco