Situatë dramatike në turizmin e Malit të Zi, 92% më pak vizitorë

Situatë dramatike në turizmin e Malit të Zi, 92% më pak vizitorë

13:40, 02/08/2020

Në Mal Të Zi në kulmin e sezonit veror qëndrojnë rreth 15 mijë turistë që është 92 % më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të  kaluar, tregojnë të dhënat e Organizatës Kombëtare Turistike.

Hotelierët dhe pronarët e apartamenteve turistike thonë se pothuajse i kanë përgjysmuar çmimet, më qëllim që të mos dalin me humbje nga sezoni veror.

Ndonëse shpresat ekzistojnë që në periudhën e mbetur të sezonit të shënojnë rritje të turistëve dhe ekonomia e tyre të përmirësohet.

Në qytetin e Ulqinit, hotelierët thonë që nuk kanë as 5% të qarkullimit nga viti kaluar. Qyteti i vjetër i banuar nga shumicë shqiptare nuk ka qenë në të tillë situatë nga dekada vitesh.

Ky qytet që është më i vizituari në sezonin e verës këtë vit duket i shkretë, askush nuk kalon, restorantet janë të zbrazëta, ndërsa muzetë dhe qendrat historike nuk kanë vizitorë, njoftojnë mediat lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco