Infektohen 21 persona në një dasmë, mes tyre edhe nusja me dhëndrin…

Infektohen 21 persona në një dasmë, mes tyre edhe nusja me dhëndrin…

08:23, 02/08/2020
A+ Aa A-

Një darkë festive nuk shkoi ashtu siç duhet në Selanik pasi ka çuar në ínfektimin e 21 personave, mes të cilëve është pozitiv edhe dhëndri e nusja.

Spítalet e Papageorgiou dhe Ippokratio në Selanik kanë marrë 200 mostra të dyshuara për koronavirus për ekzamínim, por që nuk kanë të bëjnë me martesën në tërësi. Kisha ku u zhvillua dasma në Selanikun perëndimor është një hapësirë e hapur, por rreth 40 të ftuar u futën brenda kishës sepse pas dasmës çifti bëri pagëzimin e fëmijës së tyre.

Aty ishin të pranishëm 150 të ftuar, disa prej të cilëve kishin ardhur edhe nga Gjermania. Ceremonia u zhvillua të Shtunën e kaluar në Kishën e Ngjalljes Lord, por është kthyer në shqetësim për autoritetet shëndetësore pasi konsiderohet si një vatër e re Còvid, shkruan fax web

Deri më tani, sipas burimeve, në mesin e personave që kanë rezultuar pozitiv në test janë nusja, dhëndri, nëna e dhëndrit, motra, babai, gruaja e babait, edhe DJ i ceremonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco