Greqi: 110 raste me koronavirus në 24 orët e fundit

Greqi: 110 raste me koronavirus në 24 orët e fundit

19:05, 01/08/2020
A+ Aa A-

Gjithsej 110 raste të reja të koronavirus u njoftuan sot nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) ,  në Greqi, nga të cilat 9 u identifikuan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

60 raste në Greqinë Veriore , kryesisht nga dy shpërthime: 24  në një  fabrikë mishi në Kavala dhe 36 në Selanik .

Nga rastet në Selanik, 14 vijnë nga një dasmë dhe 6 nga inspektimet e kryera në dyqanet e riparimit të makinave. Ndërkohë që 19 raste janë regjistruar në Attica . Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në  4587. 10 pacientë trajtohen nga intubacioni, 128 pacientë janë larguar nga ICU . Ndërsa nuk ka raste vdekjesh, duke ngelur tek shifra 206.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco