Situatë e rëndë në Maqedoni, 10 mijë të infektuar në 2.3 milion banorë, më e lartë se Italia

Situatë e rëndë në Maqedoni, 10 mijë të infektuar në 2.3 milion banorë, më e lartë se Italia

10:21, 27/07/2020
A+ Aa A-

Pandemia e koronavirusit që ka shpërthyer ne Kinë dhjetorin e kaluar ka prekur rëndë shumë shtete të botës, situatë e vështirë paraqitet në rajonin e Ballkanit ku Maqedonia dhe Kosova o raportojnë shifra rekord të infektuarish në përpjestim me numrin e banorëve që kanë.

Maqedonia që është gati 2.3 milion banorë ka regjistruar mbi 10 mijë të prekur, shifra që duken tepër të larta në krahasim me vendet e tjera që cilësohen të prekura rëndë.

Ditën e djeshme janë raportuar 152 raste të reja duke e çuar numrin në 10 086 raste që nga regjistrimi i rastit të parë ne 27 shkurt të këtij viti.

Situata e rënduar vjen si pasojë e mos respektimit të kufizimeve të vendosura nga qeveria në detyrë, deri tani në rritjen e numrit të infektuarve ka pasur edhe një shtim të raste me viktimave, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar rreth 460 te vdekur .

Ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 70 të shëruar duke e çuar numrin në 5 427 në total.

Vlen të theksohet se Maqedonia e Veriut ka kryer rreth 3- herë më shumë teste së Shqipëria, ditën e djeshme ishin 1077 testime dhe në total janë rreth 95 mijë testime te personat e dyshuar si të prekur me Covid 19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco