Çertifikohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë nisin negociatat për qeverinë e re

Çertifikohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë nisin negociatat për qeverinë e re

09:39, 27/07/2020
A+ Aa A-

Zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 15 korrik ka sjellë që asnjë nga partitë kryesore nuk ka arritur shumicën +50% tw votave.

Partia e parë LSDM ka arritur të siguroi 45 mandate, partia opozitare VMRO 44 mandate ndërsa partitë shqiptare kanë arritur të sigurojnë 33 mandate ku 15 prej tyre i ka marrë BDI e Ali Ahmetit.

Në një situatë të tillë kërkohet formimi i një koalicioni, BDI ka kërkuar dhe e ka pasur ‘Kalin e Trojës’ në fushatën zgjedhore sloganin  ‘Koha për një kryeministër shqiptarë’,  por kjo është një kërkesë e pa pranueshme nga të dyja partitë e para maqedonase.

Akoma nuk ka pasur një takim zyrtar mes partive por sipas burimeve thuhet që janë duke u kryer disa takime jo formale për të arritur një marrëveshje paraprake.
Zëdhënësi  i BDI, Bujar Osmani në një interviste të televizioni ‘Telma’ ka lënë të kuptohet që mundet të ketë negociata edhe pa një kryeministër shqiptarë duke kërkuar qw primare do tw jetw respektimi i 3-marrëveshjeve (Ohrit, Prespws dhe Bulgarinw).

Ai tha ,‘Bileta hyrëse për negociata janë respektimi i 3 marrëveshjeve, ajo e Prespës, ajo e Ohrit dhe ajo me Bullgarinë. Unë e quaj BDI si gardianin e mbrojtjes së 3 marrëveshjeve dhe cilado nga ata parti që duan të formojnë qeverinë dhe do të ndajnë përgjegjësitë e, duhet të zgjidhin këtë dilemë’.- tha Osmani 

Pas certifikimit të rezultateve partitë presin që konstituimi i kuvendit të bëhet me 4 gusht, ndërsa VMRO-DPMNE ka caktuar si negociatorë Hristijan Mickoskin 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco