Atentat ne derë të shtëpisë botuesit dhe gazetarit të njohur

Atentat ne derë të shtëpisë botuesit dhe gazetarit të njohur

08:16, 27/07/2020
A+ Aa A-

Gazetari dhe publicisti i njohur grek, Stefanos Chios, ka qenë shenjestër e një sulmi me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë botuesit jashtë shtëpisë së tij. Ishte ora 2 e mëngjesit, ku ndërsa kthehej në banesë i qëllua me dy plumba në qafë dhe brinjë,  ndërsa dy plumba të tjerë u gozhuan në makinën e tij. 

Autori i krimit arriti të shpëtojë me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, bazuar në informacionet e para të mediave greke.

Stefanos Chios u paraqit në spital në orën 3 të mëngjesit.  Gjendja e tij shëndetësore karakterizohet si serioze, por nën kontroll.

Hetimi i çështjes u ndërmor nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Sigurinë e Atikës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco