Itali/ 5 të vdekur, 274 të infektuar në 24 orët e fundit

Itali/ 5 të vdekur, 274 të infektuar në 24 orët e fundit

17:29, 25/07/2020
A+ Aa A-

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.102 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 274 raste të reja pozitiv për një total prej 245.864 si dhe 128 pacientë të shëruar

Në Rajonin e Lombardisë sot, si edhe dje, u regjistruan 0 viktima nga koronavirusi për një total të pandryshuar prej 16 801 vdekje, si edhe 79 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 847 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Itali.

Ministria e Shëndetësisë në itali ka botuar raportin e monitorimit javor të emergjencës Covid, sipas të cilit mosha mesatare e rasteve të infeksionit në Itali është ulur në 40 vjeç.

Instituti i Lartë i Shëndetit ka raportuar se pothuajse në të gjithë Italinë ka disa shpërthime të përmasave të ndryshme dhe shumë prej tyre janë shkaktuar nga njerëz që kanë ardhur në Itali nga vende me incidencë të lartë.

Ulja në 40 vjeç e moshës mesatare të të infektuarve i detyrohet pjesërisht edhe faktit se gjithnjë e më pak të moshuar po identifikohen me Covid dhe i detyrohet përgjithësisht faktit tjetër, se rastet e reja janë në rradhët e asimptomatikëve dhe moshave të reja.

Në raportin javor Covid në Itali thuhet gjithashtu se ulja e moshës mesatare të të prekurve mbart një rrezik më të ulët kërcënues për shërbimet spitalore.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha sot se “Ne duhet ta mbrojmë vendin tonë brenda një konteksti ndërkombëtar që po keqësohet nga pandemia e Covid. Ne jetojmë në një planet dhe kjo betejë fitohet me vendosmëri dhe solidaritet".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco