Çertifikohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Shqiptarët marrin 32 mandate në parlament

Çertifikohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Shqiptarët marrin 32 mandate në parlament

12:04, 25/07/2020
A+ Aa A-

Shkup- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut miratoi shpalljen e rezultateve zyrtare të Zgjedhjeve Parlamentare të parakohshme të 15 korrikut.

Çertifikimi i përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh është bërë sot, shkruan Alsat-M.

Shqiptarët në këtë mandat do të kenë 32 vende: BDI 15 mandate, ASH-AA  12 mandate, PDSH 1 mandat dhe BESA që është në koalicion me LSDM, 4 mandate.

Grupi më i madh parlamentar është ai i LSDM me 46 mandate, dy më pak ka VMRO-DPMNE, kurse E Majta ka fituar dy vende në Kuvend.

Pa mandat kanë mbetur Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia Popullore Rome.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco