Konfirmohen 6 viktima dhe 129 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Konfirmohen 6 viktima dhe 129 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

18:29, 24/07/2020
A+ Aa A-

Gjashtë të vdekur, 129 të infektuar dhe 109 të shëruar është bilanci i ditës së premte me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në Maqedoninë e Veriut.

Pesë nga pacientët e vdekur janë nga Shkupi dhe një nga Struga, raporton Rel.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut arrin në 451, ndërsa numri më i madh i tyre është në Shkup: 185; Tetovë: 71; Kumanovë: 48; Strugë: 42.

Sa u përket rasteve të reja, të regjistruara të premten, më shumë të prekur ka në Shkup: 45 raste; në Shtip: 25, ndërsa numër më i vogël i të infektuarve u regjistrua në 14 qytete tjera.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për rastet e reja i referohen testimit të 1,535 mostrave.

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar gjithsej 9,797 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 4,092 raste mbeten aktive.

Të premten u regjistruan edhe 109 të shëruar, që e çojnë në 5,254 numrin e përgjithshëm të atyre që e kanë fituar betejën me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, përsëriti se gjendja me koronavirus është e qëndrueshme dhe se institucionet shëndetësore kanë kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me të.

Ai po ashtu bëri thirrje për respektimin e masave mbrojtëse, ndërsa paralajmëroi se gjatë fundjavës, Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të diskutojë mundësinë e heqjes së masave kufizuese në kufijtë e vendit, respektivisht heqjen e testit për koronavirus, të njohur si PCR, me shtetet e rajonit: Kosovën, Serbinë, Bosnjën dhe Malin e Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco