Kroacia konfirmon 81 raste të reja me COVID-19

Kroacia konfirmon 81 raste të reja me COVID-19

16:59, 24/07/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Kroacia ka raportuar rreth 81 raste të reja të infektuar me coronavirus.

Sipas autoriteteve, në Zagreb janë shtuar edhe 25 raste të reja të prekur me COVID-19 në 24 orët e fundit gjersa 56 në qytete të tjera.

Që nga 25 shkurt, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 4,634 njerëz të infektuar me coronavirus.

Gjersa 3394 njerëz janë shëruar dhe 128 njerëz kanë vdekur deri më tani në shtetin kroat.

Ndryshe, Kroacia ka njoftuar se janë testuar gjithsej 108.222 persona, nga të cilët 1.417 në 24 orët e kaluara. Aktualisht janë 3609 persona në izolim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco