COVID-19/ 409 të infektuar dhe 10 viktima në Serbi gjatë 24 orëve

COVID-19/ 409 të infektuar dhe 10 viktima në Serbi gjatë 24 orëve

15:30, 24/07/2020
A+ Aa A-

Serbia ka publikuar raportin e luftën anti-Covid 19 për 24 orët e fundit. Pas kryerjes së 10 634 testimeve janë konfirmuar 409 persona të infektuar me koronavirus

Ditën e fundit humbën jetën 10 persona duke e cuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 518.

Serbia ka aktualisht 168 persona në respirator dhe 4575 persona të shtruar në spital, raportojnë autoritete Serbe.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar 22,852 raste me koronavirus pasi janë kryer 601 984 testime ndersa shkalla e vdekshmërisë është 2.27%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco