Pjesëmarrje e ulët në votime në Maqedoninë e Veriut, garë e fortë mes LSDM dhe VMRO-DPMNE

Pjesëmarrje e ulët në votime në Maqedoninë e Veriut, garë e fortë mes LSDM dhe VMRO-DPMNE

14:47, 15/07/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut po kryen sot procesin e votimit në ditën e tretë të sajë, në dy ditët e kaluar votuan të prekurit me Covid 19 dhe personat që ishin të burgosur ose të sëmurë kronik.

Gjatë ditës së sotme janë raportuar që pjesëmarrja nuk është në nivele të larta dhe njerëzit nuk kanë dalë në votime, shkaku kryesor besohet se është pandemia dhe frika nga infektimi me Covid 19 .

Deri tani sipas KSHZ niveli i pjesëmarrjes është në 23.81 % ose 432 026 persona, në krahasim me vitin 2016 pjesëmarrja në zgjedhe deri në orën 13.00 ishte 34.31%.

Të dhënat për njësi zgjedhore janë: në NJZ 1 kanë votuar 27.09%, NJZ 2 kanë votuar 21.64%, NJZ 3 kanë votuar 28.92%, NJZ 4 kanë votuar 27.45%, NJZ 5 kanë votuar 23.11%, NJZ 6 kanë votuar 15.58%.

Sipas komunave, në komunën Aerodrom kanë votuar 30.15% e qytetarve, në Karposh 31.25%, Makedonski Brod 35.04%, Gazi Babë 22.88%, Gkorçe Petrov 28.54%, Berovë 32.49%, Kriva Pallankë 41.07%, Pehçevë 33.02%, Probishtip 35.29%, Negotinë 33.42%, Prilep 32.47%, Manastir 31.19%, Vevçan 39.86%, Krushevë 37.84%, Jegunovcë 17.05% dhe Tetovë 19.11%.

KSHZ deri tani nuk raporton për ndonjë incident të rëndë në proce3sin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar vetëm disa parregullsi të vogla që nuk e kanë cënuar vijimin normalisht të procesit.

Votuesit janë paraqitur nën masa të rrepta përpara kutive të votimit, askush që nuk është i pajisur me maska fytyre, doreza dhe nuk ka respektuar distancimin social nuk është lejuar të votojë.

Exit-Pollet akoma nuk kanë dhënë një panoramë paraprake për fituesit e zgjedhjeve atje por sipas sondazheve të para pritet një garë tepër e fortë.

BDI ka kërkuar që është koha që Maqedonia e Veriut të ketë një kryeministër Shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco