Qiproja regjistron vetëm një rast të ri me koronavirus ai është një shqiptar

Qiproja regjistron vetëm një rast të ri me koronavirus ai është një shqiptar

20:12, 14/07/2020
A+ Aa A-

Autoritetet shëndetësore të Qipros konfirmuan vetëm një rast të ri me COVID-19 të martën dhe ai është një shqiptar që kthehej në vend përmes Greqisë.

“Rasti i vetëm i vendit përfshin një shtetas shqiptar, që jeton prej vitesh në Qipro, i cili u testua në aeroport pasi mbërriti nga Shqipëria përmes Athinës të hënën”, shkruajnë mediat vendase.

Rasti pozitiv u zbulua nga 1.754 teste laboratorike të kryera të martën, duke e ëuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve të regjistruara në Qipro që nga shpërthimi në 1.023 raste.

378 teste të kryera mbi pasagjerë të tjerë dhe qipriotë të riatdhesuar ishin negativ.

Sipas të dhënave epidemiologjike, asnjë rast pozitiv nuk u zbulua nga 511 teste laboratorike për punonjësit që shkuan përsëri në punë gjatë fazës dy dhe tre të masave lehtësuese kufizuese.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu tha se kishte kryer 154 teste në kontakte të rasteve të njohura të koronavirusit pa identifikuar një infeksion të ri.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë tha se do të dyfishonte numrin e testeve të rastësishme Covid-19 për ardhjet nga vendet e Grupit A dhe B nga 300 në 600 në ditë.

Ajo tha se vendimi ishte marrë me këshillën e ekipit të shkencëtarëve që këshillojnë qeverinë për pandeminë.

Aktualisht, pasagjerët nga vendet e Grupit A nuk kanë nevojë të paraqesin një provë negative të koronavirusit, por ata që vijnë nga vendet e Grupit B duhet të paraqesin testin e bërë jo më shumë se 72 orë më herët.

Autoritetet kanë kryer 300 teste të rastësishme çdo ditë midis të dy grupeve për të monitoruar më mirë situatën.

Të gjithë ardhësit nga vendet e kategorisë C , nga të cilat vetëm qipriotët dhe banorët e ligjshëm u lejohet të udhëtojnë, i nënshtrohen një testi dhe gjithashtu duhet të izolohen për 14 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco