'Refugjatët në Athinë po torturohen në mes të katër rrugëve'

'Refugjatët në Athinë po torturohen në mes të katër rrugëve'

14:06, 14/07/2020
A+ Aa A-

Refugjatët me probleme serioze të shëndetit fizik ose mendor e kanë gjetur veten në mes të katër rrugëve si rezultat i një vendimi të qeverisë greke për t'i dhënë fund strehimit dhe mbështetjes financiare për ata që iu janë aprovuar kërkesat për azil, bëri të ditur “Mjekët pa Kufij”.

Në një deklaratë të hënën, organizata humanitare i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë dëbimin e refugjatëve që u përkasin grupeve të cenueshme dhe të zgjerojnë programet ekzistuese të akomodimit në mënyrë që ata që ndodhen aktualisht në rrugë të mund të gjejnë strehim.

Sipas këtij grupi, të paktën 30 refugjatë - disa me kancer, të tjerë që kanë mbijetuar nga torturat dhe disa gra në faza të përparuara të shtatëzanisë - janë dëbuar ose do të dëbohen nga institucionet shtetërore ose të subvencionuara.

Kreu i misionit të grupit në Athinë, Giorgos Karagiannis, vuri në dukje se disa gra refugjate shtatzënë po flenë në sheshin Victoria të kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco