Maqedonia e Veriut/ Zgjedhjet parlamentare, ja kush e ka rradhën të votojë sot

Maqedonia e Veriut/ Zgjedhjet parlamentare, ja kush e ka rradhën të votojë sot

10:04, 14/07/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut po zhvillon ditën e dytë të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, pasi dje votuan të sëmurit me Covid 19, sot është një grup tjetër personash që kanë të drejtën e votës.

Të sëmurit, pleqtë, personat me arrest shtëpitë burgosurit dhe të sëmurët kronike po kryejnë procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni.

Sipas të dhënave fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve(KSHZ) janë 8855 të sëmurë kronik  që kanë të drejtën e votës.

Procesi i votimit kryhet nga ana e Bordeve Zgjedhore, pasi janë njohur me listën e personave që do të kontaktojnë, nën masa të rrepta sigurie, dhe respektimi të protokollit të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë  në luftën me koronavirusin, do të mundësojnë kryerjen e votimit në cdo  shtëpi nga grupit të përcaktuar nga KSHZ-ja.

Janë përcaktuar edhe 13 institucione burgimi të cilët  kanë të drejtën e ushtrimit të votës, deri tani janë verifikuar 1657 votues.

 Votim do të ketë edhe në 17 shtëpi të pleqve ku të drejtën e votës do të mund ta realizojnë 357 votues.

Procesi Zgjedhor në Maqedoni do të zhvillohet në 3 ditë të përcaktuar për të gjitha grupet shoqërore, sipas nevojave specifike dhe të pamundësisë që kanë, ky është një proces që vjen si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco