Greqia konfirmon 24 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

Greqia konfirmon 24 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

20:16, 13/07/2020
A+ Aa A-

Sipas Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY), ditën e sotme  janë konfirmuar 24 raste të reja me koronavirus.

Për sa i përket fataliteteve nga COVID-19, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë rast vdekje të raportuar dhe për sa i përket shpërndarjes gjeografike të 24 rasteve të reja, ato janë identifikuar si më poshtë:

- 4 raste gjatë kontrolleve të kryera në portat hyrëse të vendit,

- 3 raste të importuara nga pacientë që erdhën vullnetarisht për shqyrtim,

- 6 raste në njësinë periferike të Xanthi, 

- 4 raste në njësinë periferike të Kastoria, 

- 3 raste në njësinë rajonale të Selanikut,

- 2 raste në njësinë rajonale të Atikës, 

- 1 rast në njësinë rajonale të Rodopi, 

- 1 rast në njësinë rajonale të Imathia dhe në Bashkinë e Alexandria.   

Deri tani numri i përgjithshëm i rasteve është 3826 dhe numri i personave të intubuar është 12.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco