Greqia vështirëson hyrjen edhe nga Bullgaria: Asnjë udhëtar pa testin e COVID-19

Greqia vështirëson hyrjen edhe nga Bullgaria: Asnjë udhëtar pa testin e COVID-19

09:15, 13/07/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të takohet me zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Rezidencën Maximos për shkak të një shpërthimi rastesh me COVID-19 pas hapjes së kufijve të Greqisë për vizitorët e huaj.

Në takim do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias, kreu i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY) Panagiotis Arkoumaneas, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias dhe eksperti i sëmundjeve infektive Sotiris Tsiodras.

Autoritetet greke raportuan të 31 rastet e reja të koronavirusit të dielën, por jo vdekje të reja.

Që nga e marta, udhëtarët që hyjnë nga kufiri tokësor i Greqisë me Bullgarinë, do të duhet të tregojnë një test negativ të Covid-19, të  lëshuar brenda 72 orëve të fundit, që të tregojnë se nuk janë të infektuar.

Vendi u mor pas një rritjeje të rasteve që përfshinin turistë që shkonin nëpërmjet tokës në Greqi nga vendet kryesisht të Ballkanit.

Greqia e filloi sezonin e saj të turizmit në 15 qershor dhe i zgjeroi fluturimet ndërkombëtare në aeroportet e saj rajonale më 1 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco