Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Tre ditë votime në Maqedoninë e Veriut: Sot votojnë të prekurit nga koronavirusi

Tre ditë votime në Maqedoninë e Veriut: Sot votojnë të prekurit nga koronavirusi

07:26, 13/07/2020
A+ Aa A-

Në Maqedoninë e Veriut në mesnatë ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas fushatës 20 ditëshe.

Këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kohë pandemie të koronavirusit, dhe jo si zakonisht në ditën e diel. Mbi 1.8 milionë votues do të japin votën e tyre për 15 koalicione dhe parti politike që garojnë për 120 vende të Kuvendit republikan, njofton INA.

Nga sot (e hënë) do të ketë tre ditë votime. Në ditën e parë do të votojnë të prekurit nga koronavirusi, që janë në karantinë dhe vetizolim. Në ditën e dytë më 14 korrik, do të votojnë 3.138 persona me sëmundje tjera dhe të burgosurit.

Ndërsa në ditën e tretë më 15 korrik do të zhvillohen votimet e përgjithshme, ku qytetarët do të dalin në votime me maska mbrojtëse, duke mbajtur distancë nëpër vendvotimet që do të jenë të hapura nga ora 07:00 – 21:00.

Partitë politike garuese gjatë fushatës janë fokusuar në pademinë dhe zgjidhjen e pasojave të saj, por edhe për probleme të tjera të fushave të ndryshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco