Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Bomba nukleare’/ Publikohet përgjimi i radhës ku Zaev përfiton 6 mln euro ryshfet

‘Bomba nukleare’/ Publikohet përgjimi i radhës ku Zaev përfiton 6 mln euro ryshfet

16:26, 12/07/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, një tjetër përgjim është publikuar për ish-kryeministrin Zoran Zaev, duke e cilësuar si “bomba nukleare”.

Në një postim në kanalin “Zoki Reketuesi” në ‘YouTube’ është shfaqur një regjistrim i ri audio në të cilin dëgjohet zëri i ish-kryeministrit Zoran Zaev.

Nga biseda dëgjohet se Zoran Zaev hyn në skemën e korrupsionit dhe në vend të Vasko Dimishkov, paratë përfundojnë tek ai.

Në një moment, shfaqet Vasko vëllai i Dimishkova. “Ai më dha këshilla, çfarë duhet të bëj, ai po kërkon para, kështu që ai do të thotë 6 milionë euro, 6 milionë euro, unë them që është e vlefshme, unë po hyj në këtë punë”, thotë Zaev sipas TetovaSot.

Gjatë debatit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Zoran Zaev theksoi se nuk e njihte avokatin Vasil Dimishkov, dhe në ‘bombën’ që u botua u dëgjua se ai e njihte shumë mirë.

Në njërën prej bombave të mëparshme thuhet se zëri i avokatit Vasil Dimishkov, vëllai i gjykatësit Vesna Dimishkova, i cili konsiderohet shumë afërt me Zoran Zaev, po dëgjohet duke kërkuar 6 milionë euro që një biznesmen të lirohet.

Jepni 6 milionë euro dhe ne do të përfundojmë punën, thotë Vasil Dimishkov. Në një bisedë me një person të panjohur, Vasil Dimishkov thotë se do të përpiqet të zvogëlojë shumën, edhe pse është e madhe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selo12/07/2020 21:00

O Ambasadore e USA ! Uljani koken ketij trapit tone se na cau menderen.Hiqet sikur eshte i paster.E nderuar ambasadore nxirri ketij drogmeni ndonje nga ato pislleqe qe ai ben perdite ,7se ju keni shume per te

Selo12/07/2020 20:59

O Ambasadore e USA ! Uljani koken ketij trapit tone se na cau menderen.Hiqet sikur eshte i paster.E nderuar ambasadore nxirri ketij drogmeni ndonje nga ato pislleqe qe ai ben perdite ,7se ju keni shume per te

lushingabarbullushi12/07/2020 17:36

Po per Ramavirusin! Thua te dalin?

Shto koment

Denonco