Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Ndërron jetë 24-vjeçarja/ Ja sa është numri i të vdekurve sot në RMV

Ndërron jetë 24-vjeçarja/ Ja sa është numri i të vdekurve sot në RMV

19:26, 11/07/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut (RMV) raportoi të shtunën 8 viktima dhe 199 raste të reja me COVID-19 duke e rënduar më tej bilancin total në 7,975 raste dhe 376 viktima.

Viktimat e radhës ndër pacientët me COVID-19 ishin 4 nga Tetova, 2 nga Struga dhe një nga Shkupi e Shtipi – mes tyre një 24-vjeçare.

Pas rekordit prej 205 rastesh pozitive ditën e premte, të shtunën autoritetet thanë se prej 1,545 testimeve në 24 orët e fundit ishin diagnostikuar 199 persona të infektuar, pjesa më e madhe nga Shkupi (90) dhe Kumanova (17).

Autoritetet deklaruan “të shëruar” 120 persona, duke e çuar totalin në 3,519 raste ku infeksioni i COVID-19 është mposhtur.

Prej 26 shkurtit kur u diagnostikua rasti i parë me COVID-19 në RMV janë kryer 76,107 teste.

Zyrtarisht RMV po përballet me një valë të dytë infeksioni, edhe më të egër se ajo e periudhës tre-mujore mars-maj.

Nga 1 qershori e deri më sot kanë vdekur 236 persona – 62 për qind më shumë se 3 muajt e parë të pandemisë.

Më 1 qershor RMV raportonte si total 2,315 raste me COVID-19, mirëpo tashmë të infektuarit janë më shumë se trefishi.

RMV është ndër tre shtetet që kryen më shumë teste në rajon – mesatarisht mbi 36 mijë teste për 1 milionë banorë, – por gjithashtu dhe vendi me raportin më të lartë të viktimave.

Mesatarisht në RMV vdesin 181 persona për çdo 1 milionë banorë, një statistikë rreth 6 herë më e lartë se e Shqipërisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco