Athina shpërthen në flakë/ Kundër ligjit për kufizimin e protestave, qytetarët hedhin ‘molotov’ para parlamentit

Athina shpërthen në flakë/ Kundër ligjit për kufizimin e protestave, qytetarët hedhin ‘molotov’ para parlamentit

22:33, 10/07/2020
A+ Aa A-

Pas miratimit në Parlament të një ligji që kufizon të drejtën për të protestuar, qendra e Athinës shpërtheu në dhunë dhe flake.

Me ndryshimet e reja, ligji u jep kompetenca të zgjeruara forcave të policisë për të ndërhyrë me dhunë për shpërndarjen e tubimeve, në momentin më të parë kur konstatohet shkelja e rregullave.

Gjithashtu, me ligjin e ri, organizatorët e tubimit ngarkohen me përgjegjësi penale për çdo dëm të shkaktuar gjatë protestave, ndaj janë të detyruar të bashkëpunojnë me policinë për të garantuar manifestime paqësore.

Si nismë e Demokracisë së Re në qeveri, ligji u miratua me votat e tyre. Ndërsa opozitarët e Syriza shprehën mbështetjen për protestuesit, duke akuzuar qeverinë e Mitsotakis se me ligjin e ri shkelin një prej të drejtave më themelore të njeriut, atë për të protestuar.

Ndërkohë, protestuesit kanë hedhur bomba tymuese përpara parlamentit helen, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Deri më tani kanë mbetur të plagosur 6 punonjës policie, ndërsa janë arrestuar 9 persona.

Por, pavarësisht se mijëra qytetarë protestojnë në qendër të Athinës, kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka thënë se qeveria është e vendosur të ndalojë tubimet e vogla, pasi ato shkaktojnë pasoja në trafikun e automjeteve, si dhe në aktivitetin e përditshëm tregtar.

Greqia pritet të pësojë një recesion të madh këtë vit për shkak të ndikimit të pandemisë, duke humbur 9% të prodhimit të saj vjetor, sipas parashikimeve të Bashkimit Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco