Konfirmohen 60 raste të reja me COVID-19 në Greqi,  42 të ‘importuara’

Konfirmohen 60 raste të reja me COVID-19 në Greqi, 42 të ‘importuara’

22:31, 10/07/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Phea bëri me dije për 60 raste të reja të coronavirusit në Greqi, nga të cilat 40 janë identifikuar pas kontrolleve në portat e hyrje të vendit.

Deri tani numri i përgjithshëm i  rasteve është 3732, ku 962 raste kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë, 1962 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur dhe pjesa tjetër nuk kanë të bëjnë me udhëtime ose një rast tjetër të njohur ose janë akoma  nën hetim.

Në mënyrë më të detajuar:

- 40 raste janë konstatuar gjatë kontrolleve të kryera në portat hyrëse të vendit, në pjesën dërrmuese në Promschonas. 

- 2 raste janë të importuara që kanë ardhur vullnetarisht për inspektim,

- 1 rast në njësinë rajonale të Kozani.

- 7 raste në njësinë rajonale të Atikës ,

- 8 raste në njësinë rajonale të Selanikut.   

- 1 rast në njësinë rajonale të Imathia.

- 1 rast në njësinë rajonale të Xanthi. 

9 nga personat po trajtohen të intubuar. Mosha mesatare e tyre është 58 vjeç, 3 janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 123 pacientë janë larguar nga ICU. Ndërkohë që nuk konfirmohet për vdekje të reja, duke qenë kështu numri 193 vdekje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco