Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

Negociatat s'hapen duke mashtruar, po duke plotësuar kushtet

Negociatat s'hapen duke mashtruar, po duke plotësuar kushtet

11:06, 10/07/2020 Nga Sali Berisha
A+ Aa A-

Edi Rama ka zgjedhur rrugën e mashtrimit të qytetarëve dhe jo të plotësimit të kushteve për hapjen e negociatave.

Në këtë zgjedhje, pas çdo takimi në Bruksel, Berlin e gjetkë, ai ka mashtruar shqiptarët me deklarata e madje edhe festa me të ftuar nderi me shampanjë dhe fishekzjarre se negociatat u hapën.

Po në këtë model falsiteti, ai, në mënyrë të përsëritur mohon kushtet, pavarësisht se ato shtohen çdo vit nga 5 në 7, në 9, në 13 dhe së fundi në 15 dhe kjo vetëm e vetëm se ai jo vetëm nuk plotëson kushtet, por shkatërron për hir të karriges së tij, standarte ndërkombëtare të arritura në vite nga Shqipëria.

Po në këtë praktikë, ditë më parë ishte mashtrimi i radhës.

Po për këtë qëllim u spekulua me përkthimin e fjalimit të rëndësishëm, që Kancelarja Merkel mbajti në Parlamentin Evropian me rastin e marrjes nga ajo dhe vendi i saj, të presidencës së Bashkimit Europian.

Sipas variantit të falsifikuar të fjalës, u njoftua me germa kapitale: “Merkel shpalos prioritet. Të hapen kapitujt e parë të negociatave me Shqipërinë brenda vitit”.

Ndërkohë që Kancelarja, në fjalën e saj para parlamentit, tekstualisht është shprehur: "....Gjatë presidencës sonë duhet të bëjmë gjithçka për të arritur përparime edhe në tre fusha të politikës së jashtme. Së pari, në Konferencën e anëtarësimit, së paku me Maqedoninë e Veriut e ndoshta edhe me Shqipërinë, për t’i dhënë një shtytje vendeve të BP në rrugën e tyre të perspektivës së anëtarësimit. ....".

Pra, Maqedonia e Veriut renditet e para, ndërsa për Shqipërinë përdoret "gegebenfalls - possibly". Pra, “nëse paraqitet rasti” ose “nëse janë kushtet”.

Mendoj se esencën e fjalimit të Kancelares e paraqiti ambasadori i saj në intervistën e DW, i cili tha se tani topi ndodhet në fushën tuaj dhe u ndal në kushtet që duhen plotësuar për hapjen e negociatave.

Po pse Rama ka zgjedhur mashtrimin, në vend të plotësimit të kushteve?

Ai ka zgjedhur këtë rrugë më së pari sepse kushtet kufizojnë pushtetin e tij të krimit.

Kështu, shpalljes së Gjushit person non grata pas aferës së Avdylëve, nga Sekretari i Shtetit, ai i përgjigjet publikisht: të thotë ç’të dojë Departamenti i Shtetit, Gjushi është mik i imi.

Kërkesës së Këshillit të Ministrave të BE, Parlamentit Europian dhe Bundestagut për hetimin dhe ndëshkimin e mafiozëve të dosjeve të vjedhjes dhe blerjes së votave, domethënë hetimin e ish-ministrave, deputetëve, komisarëve dhe atij vetë, ai i përgjigjet se këto janë kërkesa staliniste, të cilat mund t’i plotësonte partia e vitit 1945, me fjalë të tjera janë kërkesa staliniste!

Kjo vetëm e vetëm se hetimi i këtyre dy dosjeve i përvëlon prapanicën vetë atij.

Po në këtë kontekst është edhe kapja e drejtësisë, për të cilën sirenat e para ndërkombëtare të alarmit bien frikshëm në raportet e fundit të Komisionit të Venecias, që kërkojnë hapjen e problemit të saj për shkak të pasojave katastrofale të Vetingut nga lart – poshtë, që zgjodhi në krye të radhës vetë Edvini.

Shkaku i dytë madhor i zgjedhjes së rrugës së mashtrimit nga Edvin Mafia është diskretitimi dhe paraqitja e udhëheqësve politikë europianë, para shqiptarëve, si njerëz që nuk e mbajnë fjalën, që i gënjejnë shqiptarët pasi ne kemi plotësuar kushtet, por ata për arsye të veta nuk hapin negociatat me Shqipërinë.

Duke përfunduar, dënoj me përçmim si të padenjë, të papërgjegjshëm, qëndrimin e Edvin Mafisë ndaj injorimit të kushteve të përcaktuara nga BE për hapjen e negociatave dhe ftoj shqiptarët të ngrihen fuqishëm kundër Edvin Mafisë dhe të shembin muret e krimit dhe korrupsionit, me të cilat ai ka bllokuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco