Vuçiç detyrohet të  tërhiqet nga dhuna e shkaktuar në rrugët e Beogradit

Vuçiç detyrohet të tërhiqet nga dhuna e shkaktuar në rrugët e Beogradit

09:22, 09/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është  tërhequr nga vendimi për një bllokim të dytë pas rasteve të shtuara me koronavirus, shkak janë bërë protestat e dhunshme në rrugët e Beogradit.

Presidenti kishte vendosur që në Beograd të aplikoheshin masa shtrënguese si pasojë e rasteve të shtuara por menjëherë rrugët e kryeqyteti u mbushen plot nga protestuesit duke shkaktuar dhunë dhe përplasje me policinë.

Nga dita e martë protestat nuk  reshtën dhe kulmuan me hyrjen në parlamentin serb, një akt ky i rëndë që shprehte më së miri zemërimin dhe indinjatën e popullit nga keq menaxhimi i pandemisë Covid 19.

Presidenti duke u njohur me situatën vendosi që nuk do të aplikohet një orë e dytë policore pavarësisht gjendjes alarmante nga numri i të shtruarve por kërkoj nga autoritete shëndetësore të zbatonin masa më të rrepta pa kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ditën e djeshme janë konfirmuar 357 raste dhe 11 persona kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 17 076 të infektuar dhe 341 të vdekur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco