Kaos në Beograd/ Të plagosur në rrugë, përplasje para parlamentit

Kaos në Beograd/ Të plagosur në rrugë, përplasje para parlamentit

21:34, 08/07/2020
A+ Aa A-

Kaos dhe dhunë për të dytën ditë radhazi në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës, kurse AP raporton për dhjetëra të plagosur.

Përpara parlamentit pati përplasje të dhunshme.

Edhe pse presidenti Aleksandar Vuçiç u tërhoq nga plani i tij për të vendosur izolimin për shkak të koronavirusit, njerëzit dolën sërish në rrugë.

Ata e akuzojnë presidentin Vuçiç se përdori pandeminë për të çimentuar pushtetin personal, teksa lejoi mbajtjen e zgjedhjeve, ku nuk mori pjesë opozita.

Mijëra veta u hodhën të martën mbrëma në protesta në Beograd pas njoftimit të presidentit serb për rivendosjen e masës së ndalimit të lëvizjes gjatë fundjavës në kryeqytet, për shkak të situatës së përkeqësuar me COVID-19.

Në muajin mars Serbia ishte ndër vendet më masat më të ashpra kufizuese në përpjekje për të penguar përhapjen e infektimeve. Por në muajin maj ajo u rihap edhe për shkak të fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Partitë opozitare, një pjesë e të cilave bojkotuan zgjedhjet e 21 qershorit, kritikuan presidentin serb se po e përdor mbylljen për të forcuar atë që ata e quajnë sundim autokratik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet08/07/2020 22:45

KAOS NË BELIGRAD;TË PLAGOSUR NË RRUGË,PËRPLASJE PËRPARA PARLAMENTIT; KRAKOS KE DELIGRAD;ZË VARGSOSUR VËR MURGË,TËRQASJE ZËRGARA TRALARE- NDIT;THËNJË POPULLORE;DHUNA DIKTATURËS PËLCET TRAGJIKE;TRUNA FRIKASK- URRËS KËRCET DRASTIKE;EDHE,NUK KA HAK,DHE PRAG,PA U KTHYE;OU ME GJAK, OU ME KRYE;OUUUH,OU ME GJAK OU ME KRYE!!;SEPSE,QE PSE;JU THËRRASIN,AH, BËRTASIN;VARRET MASIVE,MARRET MARRZIVE,MAFIVE;HOLOKUSTE SHEKULLORE; RROLOMAUZDE TEMPULLORE;NGA TROJE SHQIPTARE,ZGARË PLOJE SHKRIPZARE; QË NGA TUNA E,GJËR TEK BUNA;PLOT PRPLOT,VARRE SHQIPATRE;LOT PËRLOT OH, ZJARRE SHKIPZARE;QË NGA ZOTI,DHE NGA MOTI,DO TË JU MALLKOJË,SHKALLMOJË I ZOTI;NA PËRGJEGJKA NË TENDEMA;KRYLEGEJNDA,HAREGJENDA;MALLKIMI OUUH, SHKALLMIM:GJERGJA MË ADEMA;GJERGJA MË ADEMA,OUUU,GJERGJA MË ADEMA!!.

Askushi08/07/2020 22:06

Urgjente te niset per Beograd ministri Leshi se ka eksperjence nne keto pune.....

Shto koment

Denonco