Në 24 orët e fundit, në Turqi janë konfirmuar 22 viktima nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar 1.014 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë në Turqi njoftoi se gjithashtu janë shëruar 2.219 persona, ndërsa numri pacientëve që kanë fituar betejën me COVID-19 ka shkuar në 185.511 raste.
Aktualisht, 172 pacientë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, sipas mediave të huaja.
© SYRI.net