Infektohet me koronavirus ministri i Punës

Infektohet me koronavirus ministri i Punës

15:46, 08/07/2020
A+ Aa A-

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Malit të Zi, Kemal Purishiq, është infektuar me koronavirusin e ri.

Lajmin e bëri të ditur qeveria malazeze, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

"Prej rezultateve të mbrëmshme të testit, ministri dhe gruaja e tij kanë qenë në izolim", thuhet në deklaratë.

Në Mal të Zi, sipas të dhënave të fundit, janë regjistruar 66 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Dy persona kanë vdekur të martën nga sëmundja COVID-19, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik.

Që nga 14 qershori deri më 7 korrik, në Mal të Zi janë infektuan gjithsej 583 persona, nga të cilat tetë kanë vdekur.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco