FOTO dhe VIDEO/ Protesta që tronditi Beogradin, 20 të plagosur

FOTO dhe VIDEO/ Protesta që tronditi Beogradin, 20 të plagosur

11:12, 08/07/2020
A+ Aa A-

Të paktën 20 persona u plagosën në Beograd, kur mijëra njerëz dolën në protesta mbrëmë pas lajmërimit për vendosjen e kufizimeve për shkak të koronavirusit.

Zemërimi ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç arriti kulmin kur protestuesit arritën të futen edhe në parlament. Më vonë ata u nxorën nga njësitë speciale të policisë.

Tensioni në kryeqytet mbetet i lartë pas situatës në vend. Opozita i është bashkuar protestave pas zgjedhjeve të fundit.

Në muajin mars Serbia ishte ndër vendet më masat më të ashpra kufizuese në përpjekje për të penguar përhapjen e infektimeve. Por në muajin maj ajo u rihap edhe për shkak të fushatës për zgjedhjet parlamentare.

Partitë opozitare, një pjesë e të cilave bojkotuan zgjedhjet e 21 qershorit, kritikuan presidentin serb se po e përdor mbylljen për të forcuar atë që ata e quajnë sundim autokratik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco