COVID-19/ Në Serbi, 13 viktima dhe 299 të infektuar në 24 orë

COVID-19/ Në Serbi, 13 viktima dhe 299 të infektuar në 24 orë

09:26, 08/07/2020
A+ Aa A-

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 299 raste të reja dhe 13 viktima nga pandemia e Covid 19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 8228 persona dhe 330 të vdekur që nga shpërthimi i koronavirusit të ri në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar.

Në spitalin infektiv në Serbi janë 110 persona duke u trajtuar me oksigjeno terapi.

Në datë 3 korrik Beogradi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke u përpjekur që të ndalojë përhapjen e virusit më tej në popullsi.

Po ashtu u bë e ditur se klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa tubimet do të kufizohen në 100 persona brenda dhe në 500 jashtë.

Ata që nuk mbajnë maska në hapësira të mbyllura, përballen me gjoba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco