Beograd, protestuesit përleshen me Policinë pas vendimit për shtetrrethim

Beograd, protestuesit përleshen me Policinë pas vendimit për shtetrrethim

07:44, 08/07/2020
A+ Aa A-

Mijëra protestues janë përleshur me forcat special në në kryeqytetin serb, Beograd, pasi qeveria njoftoi një shtetrrethim këtë fundjavë në qytet, si masë ndaj rritjes së infeksioneve të koronavirusit.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit, duke e akuzuar atë për menaxhim të keq të  krizës.

Qeveria i hoqi kufizimet përpara zgjedhjeve në qershor të cilat u fituan nga partia e presidentit në mes të një bojkoti nga një aleancë e opozitës.

Serbia regjistroi 13 vdekje të lidhura me virusin të martën, numri i saj më i lartë deri më tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco