Pandemia po avancon shumë, Maqedonia e Veriut paralajmëron masa më të rrepta në kufij

Pandemia po avancon shumë, Maqedonia e Veriut paralajmëron masa më të rrepta në kufij

12:20, 07/07/2020

Ministria e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut paralajmëron se gjatë kësaj jave mund të rekomandojë masa shtesë sa i përket kufijve, pasi që ka rritje të rasteve me Kovid19 në shtetet e rajonit.

Kjo u bë e ditur nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili shtoi se kjo situatë po shqyrtohet edhe në Komisionin për sëmundje infektive, përcjell INA.

Sipas tij, në bazë të të dhënave të marra, dy ditët në vijim do të vendoset nëse do të ndërmerren masa në kufij.

“Jemi duke pritur edhe disa informacione shtesë. Dëshirojë të them se është e mundur që këto ditë të rekomandojmë disa masa, nëse vërtetojmë se hyrja e qytetarëve nga këto vende mund të rrezikojë sistemin tonë. Sot e vazhdojmë diskutimin me siguri edhe gjatë ditës së nesërme. Presim informacione nga më shumë qytete. Edhe nga Kosova edhe nga Serbia”, theksoi dje ministri Filipçe.

Por, kryeministri teknik, Oliver Spasovski javën e kaluar theksoi se Qeveria nuk do të diskutojë për mbylljen e kufijve që e lidhin vendin me Kosovën dhe Serbinë. Ai bëri me dije se mbetet në fuqi vendimi i fundit i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje.

“Komisioni Për Sëmundje Infektive është duke mbledhur informacione të detajuara dhe është duke bërë analiza. Kjo nuk është çështje politike. Për këtë Qeveria nuk mund të sjell vendim i cili do të ishte politik. Duam të sjellim vendime që i sollëm deri tash, të bazuara nga personat adekuat si dhe nga epidemilogët. Nëse vlerësohet së duhet të merret ndonjë masë e veçantë, atëherë ne do ta diskutojmë në Qeveri”, ka deklaruar kryeministri teknik Oliver Spasovski (deklarata 3 korrik).

Ministri i shëndetësisë, Filipçe duke shpalosur raportin për dy javët e fundit të Institutit për Shëndet Publik njoftoi se shifrat shënojnë ulje dhe faktori 0 në 10 ditëshin e fundit është mbi 1. Ai paralajmëron se virusi në vjeshtë do të shpërndahet më shpejtë dhe do të godet më fuqishëm. Kthimi i nxënësve në shkolla tha ai mund të paraqes rrezik. Atëherë Filipçe thotë se mund të kthehen masat restriktive. Sa i përket zgjedhjeve, ai theksoi se diku rreth 5000 persona janë në izolim dhe do të duhet të paraqiten në mënyrë që të votojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco