Përleshje masive me thika/ 1 person i vdekur dhe 3 të plagosur në kampin e emigrantëve në Greqi

Përleshje masive me thika/ 1 person i vdekur dhe 3 të plagosur në kampin e emigrantëve në Greqi

22:20, 06/07/2020
A+ Aa A-

Në ishullin grek të Lesbos, ka ndodhur një përleshje masive në kampin e emigrantëve Moria.

Si pasojë e sulmit, ka humbur jetën një i ri afrikan, ndërsa të paktën 3 të tjerë mbetën të plagosur me thikë.

Përleshja ndodhi mes të rinjve nga Afrika dhe një grupi nga Afganistani, ndërsa u nevojit ndërhyrja e policisë për të shpërndarë të rinjtë. Dyshohet se dhuna ka nisur pas vjedhjes së një celulari.

Kampi i Moria-s në Greqi u ngrit për të pritur më pak se 2800 emigrantë, por aktualisht aty janë duke qëndruar më shumë se 17 mijë persona.

Gjatë këtij viti dhuna është rritur ndjeshëm, ku deri tani janë vrarë me thikë 5 persona, mes të cilëve edhe një grua.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco