Zgjedhje në Kroaci: Plenkoviç kërkon mandatin e dytë në një garë të ngushtë

Zgjedhje në Kroaci: Plenkoviç kërkon mandatin e dytë në një garë të ngushtë

11:36, 04/07/2020
A+ Aa A-

Kroacia zhvillon zgjedhje parlamentare të dielën në mes të një valë të dytë koronavirusi dhe pa fitues të qartë të dukshëm.

Qeveria aktuale konservatore e vendit fillimisht e trajtoi pandeminë relativisht me sukses dhe u bëri thirrje votuesve për mbështetje të vazhdueshme.

Por sondazhet sugjerojnë se një koalicion liberal ka një epërsi të vogël ndaj Unionit Demokratik Kroat në pushtet. Nëse parashikimet dalin të drejta dhe asnjë parti nuk fiton shumicën e vendeve, do të duhet të formohet një qeveri e koalicionit.

Unioni Demokratik Kroat në pushtet ose HDZ, ka mbizotëruar në skenën politike në Kroaci që nga viti 1991 i pavarësisë nga ish-Jugosllavia dhe luftës që pasoi.

Nacionaliste e vendosur në të kaluarën, kjo parti është zhvendosur drejt qendrës konservatore nën udhëheqjen e kryeministrit Andrej Plenkoviç.

Sfiduesi kryesor për të drejtën e qeverisjes është Davor Bernardiç, drejtuesi i Partisë Social-Demokrate të qendrës së majtë, e cila u bë aleate me disa grupe më të vogla për të formuar një listë të përbashkët të kandidatëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco