Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

1 viktimë dhe 47 raste të reja me COVID-19 në Mal të  Zi

1 viktimë dhe 47 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

19:36, 03/07/2020
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me coronavirus, pacienti nga Rozhaja (67)  duke bërë që numri i viktimave nga COVID-19 në Mal të Zi të arrijë në 13.

Sipas mediave vendase,  me COVID-19 sot janë konfirmuar edhe 47 persona të tjerë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi. 

Siç bëhet e ditur më tej, nga 47 të zbuluar rishtazi, 27 janë kontakte të personave të infektuar më parë, ndërsa 17 pacientë janë në kërkim të burimit të infeksionit, deklaroi ISHP.

“Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën e 475 mostrave për coronavirusin e ri në 24 orët e fundit, ndër të cilat 47 rezultate ishin pozitive”, u njoftua.

Ndryshe, që nga fillimi i qershorit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Mal të Zi është 339, ka katër vdekje, dhe numri i rasteve aktive është 335.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco