Rëndohet situata/ Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të COVID-19

Rëndohet situata/ Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të COVID-19

18:35, 03/07/2020
A+ Aa A-

Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Beograd dhe rivendosi një sërë kufizimesh për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria njoftoi të premten se veshjen e maskave e ka bërë të detyrueshme në hapësirat e mbyllura publike dhe në transportin public, raporton Rel.

Po ashtu u bë e ditur se klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa tubimet do të kufizohen në 100 persona brenda dhe në 500 jashtë.

Ata që nuk mbajnë maska në hapësira të mbyllura, përballen me gjoba.

Bashkia e Qytetit të Beogradit tha të premten se gjendja e jashtëzakonshme hyn në fuqi menjëherë.

Një ditë më parë, Serbia ka raportuar 359 raste të reja me koronavirus - 80 për qind e të cilave kanë qenë në Beograd dhe në rrethinat e tij.

Në total, Serbia ka konfirmuar mbi 15,000 raste me koronavirus dhe 287 viktima.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja në ditët e fundit, edhe disa qytete të Serbisë, përfshirë: Novi Pazarin, Tutinin, Kragujevcin dhe Vranjën, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco