VIDEO-FOTO/ Shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve, punonjësi; Fluturova 10 metra

VIDEO-FOTO/ Shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve, punonjësi; Fluturova 10 metra

17:35, 03/07/2020
A+ Aa A-

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca njoftoi se si pasojë e shpërthimit në fabrikën e fishekzjarreve në provincën Sakarya, deri më tani kanë humbur jetën 2 persona ndërsa 73 të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë ka rrëfyer gjithçka për mediat turke një prej punonjësve të fabrikës.

“Isha në menzë. Në momentin e shpërthimit fluturova 10 metra. Dola jashtë por dëgjova edhe 2-4 shpërthime të tjera. Më pas kur e pashë fabrikën nga pylli nuk kishte mbetur asgjë. Vetëm vazhdonin shpërthimet”, tha reces Ersoy, përcjell Syri.net.

Ngjarje në fjalë ndodhi mesditën e sotme, ndërsa fillimisht u fol për më shumë viktima pasi mendohej se në fabrikë gjendeshin rreth 150-200 punonjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco