Maqedoni, 7 viktima dhe 165 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Maqedoni, 7 viktima dhe 165 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

15:37, 03/07/2020
A+ Aa A-

Vazhdon numri i lartë infektimesh në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1454 tampone dhe janë regjistruar 165 raste të reja dhe 7 viktima.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 128 persona nga Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë 6787 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2876 janë shëruar ndërsa 328 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin janë 3583 raste aktive me Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco