Mbi 80% e të infektuarve nga Beogradi/ Vuçiç pritet të ashpërsoi masat deri në izolimin e kryeqytetit

Mbi 80% e të infektuarve nga Beogradi/ Vuçiç pritet të ashpërsoi masat deri në izolimin e kryeqytetit

17:42, 02/07/2020
A+ Aa A-

Presidenti Aleksandër Vuçiç pritet të marrë masa të ashpra që mund të shkojnë deri në izolimin e kryeqytetit.

Rekomandimi është bërë nga grupi për menaxhimin e krizës, ndërsa Vuçiç pritet të shprehet sonte në mbrëmje.

Situata epidemiologjike në Beograd nuk është aspak favorizuese pasi nga të dhënat rezulton se, nga testimet e 24 orëve të fundit, më shumë se 80% e të infektuarve janë nga Beogradi.

Vendimi përfundimtar i Vuçiç pritet të bëhet të enjten në mbrëmje pas takimit me ekipin për menaxhimin e krizës, ku priten të merren masa për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco