Greqia rihap aeroportet rajonale dhe ato të ishujve, për fluturimet ndërkombëtare

Greqia rihap aeroportet rajonale dhe ato të ishujve, për fluturimet ndërkombëtare

09:24, 02/07/2020
A+ Aa A-

Aeroportet rajonale në të gjithë Greqinë, përfshirë ishujt kryesorë turistikë, filluan të pranojnë fluturime të drejtpërdrejta ndërkombëtare përsëri të mërkurën.

Udhëtarët ndërkombëtarë kanë arritur të fluturojnë për në Greqi që nga 15 qershori, por vetëm për në Athinë ose qytetin verior të Selanikut.

Kurse, nga 1 korriku, turistët mund të fluturojnë drejtpërdrejt në ishujt grekë dhe aeroportet e tjera në kontinent.

Përveç udhëtarëve nga Bashkimi Evropian me 27 vende anëtare, Greqia po lejon gjithashtu në ata që janë rezidentë në 14 vende jo të BE-së dhe që BE-ja i ka konsideruar të sigurtë lidhur me koronavirusin.

Po ashtu, po lejon të gjithë qytetarët grekë ose të diasporës greke, pavarësisht se prej nga ku nisën për fluturim si dhe shtetas të vendeve të treta që kanë qëndrim të përhershëm në Greqi ose janë anëtarë të familjes të shtetasve evropianë si dhe një listë të gjerë të njerëzish të konsideruar si punëtorë me rëndësi.

Fluturimet direkte nga Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia, megjithatë, janë ndaluar deri më 15 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco