Më shumë të shëruar se të infektuar/ Ulen vdekjet nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Më shumë të shëruar se të infektuar/ Ulen vdekjet nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

17:47, 01/07/2020
A+ Aa A-

Maqedonia e Veriut, ka regjistruar të mërkurën 123 persona të shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri, kundrejt 120 të infektuarve.

Shifrat e fundit, për herë të parë pas një muaji, tregojnë se numri i të shëruarve është më i lartë sesa i të infektuarve, raporton Rel.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Kumanovë, gjithsej 92 persona dhe në Shkup 17, ndërsa numri i mbetur i të shëruarve është në gjashtë qytete tjera.

Megjithatë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe katër persona të vdekur, shifër kjo gjithashtu e ulët në krahasim me dy ditët e fundit kur ishin regjistruar 12 respektivisht 10 viktima.

Të vdekurit janë të gjithë nga Shkupi të moshës 51, 56, 58 dhe 67-vjecare, të cilët kanë pasur edhe probleme tjera shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i viktimave tani ka arritur në 306.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre është regjistruar në Shkup (60 raste), në Tetovë (14) ndërsa rastet tjera në 12 qytete të ndryshme të vendit.

Nga 61,727 teste të kryera deri më tani, 6,454 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe prej tyre 2,598 janë shëruar.

Aktivë ende janë 3,550 persona.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce ndërkohë ka theksuar sërish nevojën për respektimin e masave mbrojtëse nga Covid-19, por ka përjashtuar mundësinë e mbylljes së kufijve, apo të ndonjë izolimi të zonave që konsiderohen si vatra krize.

Ai ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, nuk rrezikon mbylljen e sërishme të kufijve me këto vende fqinje.

“Deri më tani nuk kemi folur për këtë sepse të dhënat zyrtare aktuale nuk tregojnë një numër të madh të personave të infektuar, megjithëse kishim informacione se diçka jozyrtare po ndodhë. Ne do të flasim këto ditë me përfaqësuesit e autoriteteve të tyre shëndetësore për të parë se cila është situata dhe cilat janë rreziqet e mundshme për vendin tonë”, është shprehur Filipçe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco