Greqia nuk hap sot kufijtë tokësorë me Shqipërinë, ja pse ra plani

Greqia nuk hap sot kufijtë tokësorë me Shqipërinë, ja pse ra plani

10:29, 01/07/2020
A+ Aa A-

Greqia nuk ka hapur kufitjë sot me Shqipërinë. U përfol se kufijtë tokësorë me Shqipërinë do të hapen nga Greqia, përkundër vendimit të BE, por kjo nuk ndodhi.

Ishte zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, i cili dha urdhrin që të mos hapeshin kufijtë me Shqipërinë për shkak të rasteve të shtuara me COVID-19.

Nga guvernatori i Epirit, rajoni i cili kufizohet me Shqipërinë, pati një plan për hapjen e kufijve tokësorë, saktësisht me Kakavijën, Mertzianin dhe Mavromatioun, në portin e Janinës dhe të Igumenicës, duke vendosur për udhëtarët nga Shqipëria kabina speciale kontrolli.

Ky propozim u hodh poshtë dhe tashmë kufiri greko- shqiptar, mbetet i mbyllur nga Shqipëria për në Greqi, ndërkohë në kahun e kundërt, lejohen udhëtarët nga Greqia për në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco