Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Anarkistët i gjuajnë me kafe dhe ujë, kryebashkiakut të Athinës: dy arrestime

Anarkistët i gjuajnë me kafe dhe ujë, kryebashkiakut të Athinës: dy arrestime

12:31, 29/06/2020
A+ Aa A-

Dy persona u arrestuan në lidhje me një sulm kundër kryetarit të bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis, të dielën në mbrëmje në qendër të Athinës dhe pritet të paraqiten para një prokurori sot

Dy të dyshuarit ishin në mesin e pesë të ndaluarve nga policia në lidhje me incidentin të dielën në mbrëmje. Grupi prej 20 personash hodhi gota me kafe dhe shishe uji drejt kryebashkiakut Bakoyannis që po ndiqte një aktivitet në kishën e Petros dhe Pavlos në Metaksurgjio të Athinës dhe bisedonte me banorët e zonës. 

Grupi u largua nga vendi i ngjarjes pas kësaj, i përcjellë me yyyyy nga disa banorë të zonës, që nuk mundën ta pranojnë atë sjellje.

Megjithatë, policia arrestoi pesë prej tyre dhe e ktheu paraburgimin në arrest, për dy prej tyre të hënën në mëngjes.

Sipas postimeve në mediat sociale, sulmuesit ishin anarkistë që nuk e pranonin politikën e Bakojanis për ta kthyer në zonë makina, qendrën e Athinës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco