Si do të votojnë të infektuarit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Si do të votojnë të infektuarit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

09:28, 29/06/2020
A+ Aa A-

Maqedoni e Veriut - Pas publikimit të disa protokolleve si të sillen qytetarët kur dalin për kafe, qëndrojnë në një hotel ose blejnë në qendrat tregtare në kohë të pandemisë me Kovid-19, dje nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut u njoftuan rekomandime të detyrueshme për votim në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare.

Kushtet specifike për votim do të duhet të zbatohen më 13 korrik, ditën e parë të votimit, kur është parashikuar që të drejtën e tyre të votës ta realizojnë personat pozitivë me Kovid-19 dhe ata që janë në vetizolim.

Anëtari i Komisionit, Boris Kondarko, tha se anëtarët e KVZ-së do të pajisjen me pajisje mbrojtëse.; pajisjen mbrojtëse e ndërrojnë pas përfundimit të votimit në shtëpinë e çdo votuesi, aq herë sa do të shkojnë të vizitojnë shtëpitë e personave që do të votojnë. Nuk do të zbatohet dezinfektim në kutitë e votimit pas çdo votuesi.

Proces i ngjashëm të votimit do të zhvillohet edhe më 14 korrik, deklaroi nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, e cila theksoi se ndryshe nga 13 korriku, procesin e votimit në shtëpitë e të sëmurëve, personat kronikë, më 14 korrik do ta kryejnë Këshillat e veçantë zgjedhorë. Ata sipas Shehut nuk do të mbajnë veshje mbrojtëse sepse nuk bëhet fjalë për raste pozitive nga Kovid-19, do të mbajnë vetëm maskë, doreza dhe do të duhet të mbajnë distancë. Anëtarët e KVZ, maskën duhet ta ndërrojnë në çdo 4 orë.

Të infektuarit me Covid-19 dhe personat në vetizolim duhet të paraqiten për votim deri tek Komisioni komunal zgjedhor, përmes personit të autorizuar, të paktën shtatë ditë para votimit, deri më 8 korrik në mesnatë. Deri atëherë për votim duhet të paraqiten edhe të personat tjerë të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Ata, që nga data 8 deri më 15 korrik do të jenë pozitivë me Covid-19 ose duhet të jenë në vetizolim,  nuk do të mund të votojnë në zgjedhje.

Elizabeta Postopovska, anëtare e KSHZ-së, e përshkroi procedurën e votimit më 15 korrik dhe tha se KSHZ-ja është e obligueshme para votimit në hapësirat ku do të votohet të zbatojë pastrim themelor, gjegjësisht pastrim mekanik dhe dezinfektim të çdo vendvotimi në shtet pa dallim nëse bëhet fjalë për klasa në shkolla fillore dhe të mesme, ose bëhet fjalë për objekte private.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco