Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Maqedonia me shifra të larta, 9 të vdekur e 150 infektime të reja

Maqedonia me shifra të larta, 9 të vdekur e 150 infektime të reja

15:11, 27/06/2020
A+ Aa A-

Nëntë persona kanë humbur jetën nga Covid 19 në Maqedoninë e Veriut dhe 150 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të shtunë.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë bërë 1.086 testime dhe janë regjistruar 150 raste të reja, nga të cilat 93 janë në Shkup, 7 Kumanovë, 3 Shtip, 4 Prilep, 12 Tetovë, Strugë 3, Manastir Negotinë dhe Koçani nga 1, Ohër 9, Kërçovë 8 dhe Resnjë 5.

Ndërkohë që kanë humbur jetën 9 persona, gjashtë nga Tetova dhe tre nga Shkupi.

Maqedonia e Veriut është një ndër vendet më të prekur nga koronavirus në Ballkan, ku deri më tani ka 3.393 raste aktive me koronavirus, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë diagnostifikuar 5.906 persona, prej të cilëve 2.236 persona janë shëruar dhe 277 persona kanë humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Aldi27/06/2020 18:48

Nuk kishit nje harte shqip te Maqedonise se Veriut. Te pakten te shkruhej Shkup ????????

Shto koment

Denonco